Ish-presidenti Ilir meta, pasi u largzua nga kz pozicion duket se po shijon një kohë të mirë me familjen e tij. Gjatë kësaj fundjave ai së bashku me familjen e tij kanë shkuar për vizitë në Malin e Tomorrit.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë foto bashkë me familjen nga mali i Tomorrit, duke i uruar ndjelësve të tij që lutjet e tyre të pranohen, si dhe ka uruar shëndet dhe mbarësi për gjithë besimtarët.
Statusi i Ilir Metës
“Abaz Aliu zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit. Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja!
Në fakt Ilir Meta prej së paku 2 vitesh shihet shpesh duke dalë në natzrë dhe që pas kohës kur humbi peshë në mënyrë radikale, ka arritur ta mbajë peshën konstante.
Me sa duket atij i shijon shumë të dalë në natzrë, por ka dhe nga ata që mendojnë se ai e bën këtë për tu dukur sa më i freskët dhe i qetë përpara eletoratit dhe të duket sa më në formë dhe më energjik për sfidat e tjera politike që do të ndërmarrë. Cilado qoftë arsyeja së paku po jep një shembull pozitiv për ndjekësit e tij, pasi aktiviteti fizik është gjithonë i nevojshëm.