Ilir Meta njofton protestën e parë, ka zgjedhur vendin që nuk e priste askush

7 muaj më parë
Ilir Meta njofton protestën e parë, ka zgjedhur vendin që nuk e priste askush

Ilir Meta ka njoftuar protestën e parë të Partisë së Liri, pasi ai mori drejtimin e saj. Meta bëri të ditur se protesta e parë do të organizohet me datë 13 shtator në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës.

Zoti Meta e quajti vendin e protestës së thirrur nga PL si “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë, ndërsa ftoi qytetarët që të marrin pjesë.

“Të martën që vjen protesta e pare tek inceneratori Tiranës. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, neë 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetaret. Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshire të protestojnë”, deklaroi Meta gjatë një konference për shtyp.

Meta u pyet nga gazetarët nëse kjo protestë e parë është e organizuar ne bashkëpunim me PD. Numri 1 i Partisë së Lirisë u shpreh se është i ftuar të marrë pjesë kushdo, por në radhë të parë qytetarët që vidhen.

“Ne i konsiderojmë këto protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve. Këtë rast kemi marrë ne iniciativën, se jemi marrë gjatë me çështjen e inceneratorëve. Të gjithë janë të mirëpritur në radhe të parë qytetarët se janë taksat e tyre që vidhen”, deklaroi ai.

Pse u zgjodh inceneratori i Tiranës për të nisur protestat? Meta tha se në çdo problem dihet se është i përfshirë Edi Rama. “Dihet, në çdo aferë është Rama. Ai garanton pandëshkueshmërinë. Kudo është ai. E ka dorën e gjatë shumë”.