Ilira Meta për Gledis Nanon: U bëre kokë turku!

7 muaj më parë
Ilira Meta për Gledis Nanon: U bëre kokë turku!

Kreu i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka komentuar shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të p0licisë së shtetit, Gledis Nano.

Në fjalimin e tij për mediet Meta tha se shkarkimi i Nanos ishte një vendim i çuditshëm por i zakonshëm nga qeveria Rama.

“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Në një kohë ku priteshin përgjegjësi më të larta politike. Është e qartë që u bë edhe një kokë turku e radhës. 10 muaj më parë ai u promovua me entuziazëm si një prurje e re dhe shpresëdhënëse. Nuk besoj se ka naiv në këtë vend që të besoj që drejtori i policisë deri dje apo deri para 10 vitesh që nga momenti që Rama u bë kryeministër, drejtori dhe performanca e tij ka qenë problemi. Hëngshin kokat me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë se lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin.”, tha Meta

Gledis Nano u shkarkuar nga detyra e tij si Drejtori i Përgjithshëm i P0licisë së Shtetit. Vendimi u mor pas mbledhjes së ministrave, ndërsa u bë publike nga vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili shkarkimin e Gledis Nanos e ka lidhur me mos përmbushjen e objektivave të vendosura.

Teksa tha se Nano nuk i ka realizuar detyrat, Çuçi ka shtuar se deri në një vendim të dytë Drejtor i Policisë do të jetë Tonin Vocaj i cili aktualisht mban postin e nëndrejtorit.

“Lidhet me mos përmbushje të objektivat në lidhje me drejtorin e përgjithshëm të policisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të p0licisë së shtetit, Për momentin detyrat do i nënshtrojë drejtori i Policisë. Puna do jetë e gjithanshme, ngjarjet e ndodhur kanë qenë arsyeja se policia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ngjarjet kr/minale të ndodhur së fundi, Çuçi bën përgjegjës vetëm drejtorin e Përgjithshëm të P0licisë së Shtetit duke përjashtuar çdo mundësi për një largim mundshëm të tij. Për Çuçin, shkarkimi i Nanos është i mjaftueshëm që P0licia e Shtetit të ketë një reagim më të fortë në luftën kundër krimit.

“Ka shkallë përgjegjësie deri tani, qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Nanos është një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë në l/ftën kundër kr/mit”, tha Çuçi në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Gledis Nano u emërua Drejtor i Përgjithshëm i P0licisë së Shtetit më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.