“Iliri ha dreka vetëm nëse ka interes, kam prova”, Tan Brama nuk e fal fituesin e Big Brother

8 muaj më parë
“Iliri ha dreka vetëm nëse ka interes, kam prova”, Tan Brama nuk e fal fituesin e Big Brother

Koreografi Dritan Brama ka rrëfyer gjerë e gjatë lidhur me marrëdhënien e prishur me fituesin Ilir Shaqiri, pas daljes së tyre nga Big Brother VIP në Top Channel.

I ftuar në “Ftesë në pesë”, Brama tha se Ilir Shaqiri e merrte në telefon vetëm për interes dhe kurrë nuk kishte kohë për të dalë me të. Brama e cilësoi ish-mikun e tij si një xhaketë e vjetër, duke treguar edhe raste kur Balerini e ka shmangur dhe nuk i ka folur.

“Më mori në telefon për një reklamë, më tha më duhen kaq njerëz. E tha si urdhër, ej ckemi ca bën ti, nesër më sill kalamajt e tu njerëzit e tu. Ja çova. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa më pyetur ca bërë si je. Kam prova. Thotë më duhen tre çifte për Sabianin. Të hash dreka darka me të tjerët. Ti kërkoje share dhe të dalësh dreka darka me të tjerët. Nuk kërkoj sallatë, por respekt”.

“I thashë, o Ilir si mor burrë të thuash njëherë çkemi si i ke nga shtëpia ca ke bo. Ke të drejtë tha. Dilte hante dreka me Meridianin, Tanin vetëm për interes. I kam me voice. Kam shumë njerëz dhe s’më intereson vëmendja e tij, për mua ngelet xhaketë e vjetër”.

“Respektoj veten, tjetri vjen dy muaj rresht. Ilir i dashur, pse s’më fole kur ishe me Arjolën dhe më ktheu shpinën në një hapje restoranti. Jo të më kthesh shpinën ti mua, Tani prap vazhdoi karrierën. Ja se nxjerr mesazhet. Ka mbaruar çdo gjë, ça kafeje mas dy tre muajsh. Me të tjerë nuk është i zënë, e di vet ai. Sa mesazhe më vijnë Ilir Fans, më duket disa adresa i ka ai. Më lini rehat se nuk kam nevojë për vëmendje. Nuk kam pse të jem ziliqar. Unë kam heshtur ama, meqë më pyetën e thash pse të gënjej, pse të them që kam kaluar perfekt me të, them të vërtetën. Nëse ka qejf të vijë, të sqarohet tregojmë mesazhet. Ka shumë artisa të tjerë që më mbështesin, nuk e pres nga persona të tjerë”, tha Tan Brama.

Dy koreografët patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së BBV, ku diskutonin dhe kërcenin shumë së bashku, por duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë jashtë kamerave.