Kristjan Asllani mund të quhet një lojtar i Interit. Drejtuesit e Interit dhe të Empolit kanë finalizuar akordin mes tyre gjatë drekës së ditës së sotme.
Mesfushori i talentuar nga Elbasani, do të kalojë tek Interi për shumën e 14 milionë eurove, teksa klubi toskan kërkon në huazim Martin Satriano si pjesë të kësaj marrëveshje.
Sulmuesi italo-uruguaian, ishte i huazuar te Brest në Ligue 1 sezonin e kaluar, aty ku shënoi 4 gola në kampionat. Asllani do të firmosë kontratë 5-vjeçare me Interin.
Nga marrëveshja e drejtuesve të klubit zikaltër me agjentin e tij, Asllani do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon. Lojtari i kombëtares shqiptare u kërkua edhe nga Milani.
Gjithsesi, drejtuesit e Interit vepruan më shpejt dhe bindën Asllanin të pranojë ofertën e tyre, duke gëzuar trajnerin Simone Inzaghi, i cili insistoi për afrimin e lojtarit të talentuar.
Inter have reached an agreement with Empoli for Albanian midfielder Kristjan Asllani – deal in place for €14m total value. Final details to be resolved soon. 🇦🇱🤝 #Inter @SkySport
Empoli have asked again for Martín Satriano’s loan as part of the deal.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 15, 2022
Një hap shumë i madh ky për djaloshin nga Elbasani që ka pasur një vit ëndrrash sivjet, sic ishte debutimi në Serie A, ftesa nga Kombëtarja A e Shqipërisë dhe tani transferimi tek Interi.