Ish-mesfushori i Laçit prezantohet tek ekipi i ri dhe e nis direkt ndaj shqiptarëve në Europë

8 muaj më parë
Ish-mesfushori i Laçit prezantohet tek ekipi i ri dhe e nis direkt ndaj shqiptarëve në Europë

Ardit Deliu është lojtari më i ri Liepajas. Futbollisti shqipar u largua pas katër sezoneve nga Laçi për të vazhduar karrierën e tij në Letoni.

Për 24-vjeçarin pushimet kanë mbaruar, teksa klubi i ri nis nesër gjysmën e dytë të sezonit. Liepaja do marrë pjesë gjithashtu në turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku përball do të ketë klubin shqiptar të Gjilanit.

Ndërkohë transferimin e Deliut e bën të ditur vetë skuadra letoneze përmes një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”.

“Zyrtare, Ardit Deliu në FK Liep?ja! Mesfushori nga Shqipëria, i cili sezonin e kaluar ka qenë te KF Laçi. Gëzohemi që ju shohim në Liepaja Ardit”, shkruan klubi nga Letonia bashkangjitur videos së prezantimit, ku Deliu shihet duke bërë xhonglime me topin në stadiumin që do të jetë shtëpia e tij e re.

Për sa i përket 24-vjeçarit nga Kavaja, Deliu ka qenë një nga futbollistët kryesore të ekipit kurbinas gjatë sezonit që lamë pas.

Ai u aktivizua në total në 30 ndeshje të Superiores, duke shënuar 2 gola në sfidën e fituar 4-2. Tani do të provojë veten në një kampionat të huaj.