Ishujt Faroe thuajse me 2 ekipe në Conf. League, po Shqipëria?

2 muaj më parë
Ishujt Faroe thuajse me 2 ekipe në Conf. League, po Shqipëria?

Conference League është një mundësi e mirë që u krijua nga UEFA për të rritur edhe ekipet e vogla me finalen e parë që u zhvillua në maj, pikërisht në “Air Albania”.

Kështu skuadra të cilat nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në kompeticione europiane, falë këtij shansi të ri mund të rrisin njëkohësisht edhe buxhetet e tyre.

Rasti më i mirë për të treguar përfitimet e këtij kompeticioni të ri është ndeshja e turit të tretë, Klasksvik-Ballkani. Ekipi i Dajës eliminoi La Fioritën me rezultatin e përgjithshëm 10-0.

Ekipi i Ishujve Faroe bëri arritjen e madhe duke eleminuar Sutjeskan e Malit të Zi dhe tani do të përballet me kampionët e Kosovës.

Secili prej të dyja ekipeve që do të kalojë më tej do të përbërjë histori të madhe në vendin e saj pasi as Ishujt Faroe dhe as Kosova nuk kanë shkuar deri në fazën e Play Off. Por shpresat e Ishujve të Faroe nuk do të varen vetëm te Klaksvik.

Kjo pasi edhe Torshavn është shumë pranë kalimit në turin te tretë të Conference League, për të bërë kështu dy ekipe të Ishujve Faroe. Në ndeshjen e parë kjo skuadër fitoi 1-0 ndaj Tre Fiorin të San Marinos ndërsa nesër do të luhet ndeshja e kthimit.