Italianit i humb portofoli me 6 mijë euro, futbollisti i ri shkodran e gjen dhe ia kthen të zotit

1 javë më parë
Italianit i humb portofoli me 6 mijë euro, futbollisti i ri shkodran e gjen dhe ia kthen të zotit

Shpheshherë pyesim veten, a ka shanse të behet ky vend? Po, po, ka shanse! Këë na e tregon ngjarja e ndodhur së fundmi në Shkodër.

Efektivët e policisë së Shkodrës janë shtangur, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë.

Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi.

Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar.

Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse.

I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh.