Iute Credit rrjep shqiptarët! Të faturon kredi edhe pa firmosur. Kosova e ka dëbuar

8 muaj më parë
Iute Credit rrjep shqiptarët! Të faturon kredi edhe pa firmosur. Kosova e ka dëbuar

Autoriteti i Konkurrencës po heton disa institucione financiare jo-bankare si Iute Credit Albania, Fondin Besa, Mogo etj., për pazare dhe zhvatje të shqiptarëve përmes fiksimit të normave të larta të intetesit të kredive.

Këto piramida financiare tërheqin njerëzit duke ofruar kredi brenda disa minutash, duke i ‘rrjepur’ më pas nga paratë, me komisione dhe norma intetesi të çmendura.

Nëse merr tek Iute Credit, për shembull, një kredi me vlerë 1 milionë lekë të vjetra, për dy vite, në total duhet të paguash 1.89 milionë lekë. Pra, norma e interesit te Iute Credit është rreth 90 %, jashtë çdo standardi dhe logjike tregu.

Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e hidhur. Gjithçka tjetër është reklamë dhe forma mashtrimi për të futur qytetarët në skemë e zhvatjes nga paratë.

Po kush është ai ‘budalla’ që do shkonte te Iute Credit për të marrë një kredi, duke paguar dyfishin?! Norma të tilla interesi kanë edhe bankat e tjera, në marrëveshje me njëra-tjetën, kështu që një qytetar, kur detyrohet të marrë një kredi nga halli, do të paguajë dyfishin tek secila bankë që do të zgjedhë.

Pikërisht ky pazar mes tyre, për kapjen e tregut, po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Jo vetëm kaq. Iute Credit, në disa raste, duke manipuluar dokumentet, ka bërë me kredi edhe të vd ek.urit.

Ndaj nuk mjafton hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës, por duhet një investim serioz i SPAK-ut, aq më tepër që Iute Credit është pjesë e influencës ruse në Shqipëri.

Kosova e ka mbyllur IuteCredit. IuteCredit në Shqipëri është degë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit.

Kosova e ka mbyllur IuteCredit me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm për pastrim parash dhe lidhje me oligarkët rusë, por edhe për norma interesi të larta.

Akan Ajdini është administrator i IuteCredit, e cila është degë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit.

Ky institucion mashtrues financiar është hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime, pastrim parash dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko.

Edhe pse e përfshirë në mashtrime në Shqipëri dhe pastrim parash të oligarkëve rusë, Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta mbyllur IuteCredit. Marrë te Prapaskena.com