Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë shqiptare”.







Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar femrave shqiptare. Ideja e përgjithshme është: Gruaja në të gjitha frontet e jetës.
Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi, si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze. Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi.
Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Elena Kadare. Në faqen e parë të përmbajtjes së albumit fjalia e parë thotë.
“Sot këto gra janë të lumtura. Për më tej nga albumi “Poem for the albania ëomen” kemi shkëputur vetëm disa fotografi.”
Cili është mendimi juaj, si dukeshin gratë në atë periudhë në krahasim me gratë në ditët e sotme?