“Jemi larg Milanit të madh dhe legjendave, por do mbahemi mend…” Giroud i sinqertë! “Sheva nuk më harroi…”

1 vit më parë
“Jemi larg Milanit të madh dhe legjendave, por do mbahemi mend…” Giroud i sinqertë! “Sheva nuk më harroi…”

I intervistuar në Europe1 Sport, Olivier Giroud foli për fitoren e kampionatit italian: “Jam i lumtur. Dhjetë vjet pas arritjes me Montpellier, kjo është vetëm lumturi. Një histori e mirë, mbi të gjitha sepse Milani e kishte pritur për njëmbëdhjetë vjet. Festa ka përmbushur pritshmëritë, në gjithë këto vite, për fansat.”

Për vendin e tij në historinë e Milanit: “Ka pasur lojtarë të mëdhenj që kanë kaluar te Milani. Por është krenari që kam kontribuar në ndërtimin e këtij Scudetto, njëmbëdhjetë vjet më vonë me lojtarë me përvojë si Ibrahimovic, është fantastike.

Ishin momente të pabesueshme. Ne kemi pasur një sezon të mrekullueshëm, jemi shpërblyer për të gjitha përpjekjet tona dhe po, ne po hyjmë në historinë e Milanit. Ne ia dolëm dhe po hyjmë në legjendën e klubit.

Ne jemi ende një larg nga emrat e mëdhenj të Milanit, por është mirë të shoqërohesh me të gjithë këta lojtarë të mëdhenj”. Për rëndësinë e titullit: “Unë mendoj se ju e kuptoni vërtet ndikimin që ai pati në Milano dhe Itali me autobusin e hapur.

Shihni këta qindra mijëra tifozë milanez që e kanë pritur për një kohë. Ne jemi të gjithë shumë krenarë qër rikthyem Milanin në krye. Ishte një gare e vështirë deri në fund dhe ti e kupton që po i bashkohesh një klubi shumë të madh kur sheh gjithë këtë pasion rreth teje dhe klasën që mbretëron në këtë klub historik.

Nga ana ime, isha me fat që kam “Sheva” (Andry Shevchenko) i cili gjithashtu më uroi. Janë gjëra që të ngrohin zemrën. Me dergoi mesazh zanor”. Objektivi yne ishte fillimisht Champions por me kalimin e javeve e kuptuam se duhej synuar titulli”.

Për dhomën e zhveshjes franceze: “Dhoma e zhveshjes milaneze ka një theks të fortë francez, si të thuash, me të gjithë francezët. Ka edhe lojtarë të tjerë që flasin frëngjisht, si Franck Kessié, Ismael Bennacer, Ballo-Touré apo Bakayoko dhe Saelemaekers…

Shumë prej nesh flasin frëngjisht, kështu që është e vërtetë që ekziston vërtet një ekip paksa francez, siç ishte në atë kohë me Arsenal. Ne jemi me fat që kemi kaluar pjesën më të madhe të sezonit me katër francezë në këtë ekip dhe është për ne një burim krenarie”.

Për sezonin e tij: “Ishte një vendim i rëndësishëm pas nëntë viteve të kaluara në Angli, në Premier League, të largohesha nga kjo ligë dhe të gjeja një sfidë që do të më kënaqte, do të më bindte të vazhdoja të fitoja.

Është e vërtetë që italianëve u pëlqen të kujtojnë që gati kam nënshkruar për disa klube në Itali para se të vija në Milano. Por u thashë atyre se fati donte që unë të nënshkruaja këtu dhe po shkon si një ëndërr.

Të jesh te Milan dhe të marrësh pjesë plotësisht në këtë histori të bukur është e pabesueshme”. Për Kupën e Botës: “Do të ishte gënjeshtër të them se nuk dua të luaj një Botëror të tretë, sigurisht kompeticionin tim të fundit”.