Jetojmë në një botë të shëmtuar! 22-vjeçarja ndërron jetë për punë morali

3 muaj më parë
Jetojmë në një botë të shëmtuar! 22-vjeçarja ndërron jetë për punë morali

Një 22-vjeçare iraniane ka humbur jetën disa ditë pasi u kap nga “policia e moralit” në vendin e saj. Ajo u akuzua se nuk respektoi rregullat strikte për mbulimin e kokës. Kjo ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

Dëshmitarët okularë thanë se Mahsa Amini u rr.h teksa ishte brenda një furgoni policie. Ajo u ndalua të martën në Teheran. Policia i ka mohuar akuzat. Autoritetet thanë se Amini “kishte pësuar papritur një problem në zemër”.

Ky është i fundit në një serie raportimesh për brutalitetin ndaj grave nga autoritetet në Iran gjatë javëve të fundit ku rastet jane perseritur.

Familja e Amini tha se ajo ishte një grua e re dhe e shëndetshme. Ata shtuan se nuk kishte asnjë arsye shëndetësore që të shpjegonte një problem të papritur të zemrës.

Ata u informuan se ajo ishte dërguar në spital disa orë pas ndalimit të saj. Familja tha se ajo kishte kaluar në koma përpara se të humbte jeten të premten.

Policia e Teheranit tha se 22-vjeçarja ishte ndaluar për “sqarime dhe edukim” në lidhje me hixhabin. Kjo është shamia e cila është e detyrueshme për të gjitha gratë.