Pak ditl më parë në qendër të Tiranës reperi Noiizy organiyoi një koncert madhështor ku së bashku me shumë artistë të tjerë argëtuan publikun dhe elektrizuan skenën.
Reperi Noizy kishte të ftuar me bashkëpunëtorët e tij si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.
Fansat e Noizyt përvese u kënaqën me muzikë të mirë patën mundësinë edhe të takonin idhullin e tyre nga afër. Një ndër momentet më kulminante ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë.
Ndërsa mbrëmja u përmbyll me disa nga këngën e para me të cilat Noizy nisi karrierën dhe u pëlye nga shumë të rinj. Hitet e tij ndër vite si ‘malet e Dibrës’ ‘OTR me yemër’ etj, u kënduan dhe u duartrokitën nga fansat e tij pa pushim.
Në këtë koncert mësohet se ka pasur plot 15 mijë persona. Kz informacion u konfirmua nga ‘look magazine’
Pas koncertit reperi publikoi foto edhe me këngëtarët pjesëmarrës, duke i falënderuar edhe për performancat e tyre. E gjithashtu i bëri repost një postimi të hedhur nga një vajzë misterioze, e cila bëri shumë zhurmë në rrjet.
Ajo shfaqej duke puthut reperin Noizy, por gjithashtu kishte bërë një tatuazh me mbishkrim ‘Alpha Show’, të njëjtë me tatuazhin e bërë nga vetë reperi. Diçka simbolike por me vlerë shumë të madhe, pasi të mbash të shkruar në trup koncertin më të madh të idhullit tënd të bën një fans super të zjarrtë.

Emri i saj nuk dihet, por adresa e saj e Instagramit po qarkullon kudo në rrjet.
