Pas konfirmimit të Perfaaqeusese së Kosovës se Edvin Kurtulus ka vendosur të përfaqësojë Suedinë, ka ardhur edhe reagimi nga vet lojtari.
Kurtulus përpos që e braktisi Kosovën, tani ka shkuar edhe më larg. Menjëherë e ka fshirë emrin e Kosovës nga Instagrami i tij, ku e kishte të theksuar se e përfaqësoon Kosovën.
Ai në biografinë e shkurtër në profil shkruante se luan për Hammarbyn dhe Kosovën, kurse para pak çastesh e ka fshirë emrin e Kosovës, duke e lënë vetëm atë të ekipit suedez.
Mbrojtësi 22-vjeç deri më tani ka luajtur për ekipin e shpresave të “Dardanëve”, Kosovën U-21. Madje ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.

Ndërsa, përzgjedhësi Alain Giresse e përfshiu atë në listën e Kombëtares A, të cilën e publikoi para pak ditësh, për ndeshjet e qershorit të Ligës së Kombeve. Por, në fund Kurtulus nuk iu bashkua ekipit.
Ai tani po planifikon t’i bashkohet Kombëtares së Suedisë, e cila ia ka hapur dyert. Suedezët edhe më herët e kishin ftuar Kurtulusin, por në ekipin U-21. Por, lojtari kishte refuzuar ta lë shiritin e kapitenit të “Dardanëve” të rinj për të rinjtë suedezë, shkruan Gazeta Express. Mirëpo, besohet se tani Suedia ia ka hapur dyert e Kombëtares A, e cila sikur po e joshë mbrojtësin anësor.