Jul Deda përballë Veliajt? Shpërthen aktori: Tiranën e kanë shfrytëzuar, ja çfarë i duhet

5 muaj më parë
Jul Deda përballë Veliajt? Shpërthen aktori: Tiranën e kanë shfrytëzuar, ja çfarë i duhet

Aktori, njëherësh anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.

Ai ka shtruar së fundmi një pyetje që është bërë edhe shkak debati: Përballë kandidatit të PS-së për bashkinë e kryeqytetit duhet një njeri politik apo ndonjë figurë nga fusha të tjera?

Në një status të bërë në llogarinë e tij në Facebook, aktori i humorit shtron pyetjen nëse Tirana ka nevojë për “një politikan karrierist apo për një njeri normal?”

Julian Deda thotë se si majtas, si djathtas, Tirana është parë nga kandidatët për kryebashkiakë si një trampolinë për të synuar kreun e partisë në të cilën bëjnë pjesë apo për t’u bërë kryeministër.

JULIAN DEDA NË FACEBOOK

“Per çfare ka nevoje Tirana, per nje politikan karrierist apo per nje njeri normal, jashte politikes, qe vjen thjesht per punuar? Kete e dini ju, por une di me siguri qe deri me sot, Tiranes gjithmone ja kane bere me hile, e kane shfrytezuar. Kushdo qe ka kandiduar per te marre Tiranen, si majtas, si djathtas, e ka pare ate si trampoline per te synuar kreun e partise qe perfaqeson dhe per tu bere kryeminister ne nje te ardhme, vetem per kaq e duan Kryeqytetin figurat politike. Pra, asnje politikan nuk e sheh Tiranen si vend pune, por si lope per ta mjele, per ta shfrytezuar ne interes te karrieres se vet politike.

Une them, ta provojme nje here ndryshe…!”