Jupi: Janë ca lojtarë të Kombëtares që nuk e meritojnë të jenë as në 50-she

8 muaj më parë
Jupi: Janë ca lojtarë të Kombëtares që nuk e meritojnë të jenë as në 50-she

Redi Jupi ka folur ashpër në studion e emisionit “Procesi Sportiv“, ku ka akuzuar disa lojtarë që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares sonë.

Ish-futbollisti nuk ka zgjedhur të përmendë emra, por thotë se në ekipin kombëtar gjenden lojtarë që u është dhënë rasti shpesh herë dhe që nuk meritojnë as të grumbullohen me kuqezinjtë.

“Nuk dua të them emra, por janë disa lojtarë atje që i është dhënë shansi shumë herë dhe vazhdojnë e luajnë me ekipin kombëtar, të cilët nuk kanë cilësinë për të qenë pjesë e 50-shes së ekipit kombëtar, jo të jenë atje.

Pra janë ca lojtarë që nuk duhet të jenë. Të ndjek haka e këtyre. Nuk dua them emrin, e është shumë e rëndë pastaj, se i bie ta godasësh direkt dhe duket sikur e kam diçka personale.

E them me bindje teknike, ata nuk duhet të grumbullohen më. U është dhënë shansi 1 herë, 2 herë, 3 herë, 5 herë, 10 herë. Boll! Boll më! Nuk kanë cilësitë teknike, fizike, karakteriale. Nuk duhet të jenë në ekipin kombëtar”, ka thënë Redi Jupi.

3 ndeshjet e fundit të Kombëtares lanë vërtet për të dëshiruar ndaj dhe me të drejtë kritikat janë të mëdha si për lojtarët, por edhe për trajnerin Reja.