Merkato e Milanit mund te nise tashme zyrtarisht ne qershor edhe pse levizjet e para jane bere. Ne fund te muajit duhet te mberrije Origi per te kryer vizitat mjekesore dhe te nenshkruaje kontraten me kuqezinjte.
Sot doli edhe njoftimi per operimin e Ibrahimovic qe sipas koheve duhet te humbase fazen e pare te kampionatit per t’u kthyer ose jo ne fazen e dyte dhe ndoshta ne fillim te vitit 2023. Por, sipas asaj që raporton La Repubblica, Juventusi mund te synoje nje sulmues tjeter kuqezi…
Thashethemet kanë mbërritur në seline kuqezo se Juventus është shumë i interesuar për sulmuesin Olivier Giroud. Kërkesa e Allegrit drejtuar drejtuesve të tij ishte shumë e saktë! Ai dëshiron një sulmues me një fizik imponues, të mirë në shënimin e golave vendimtare dhe ekspert.
Të gjitha karakteristikat që i referohen emrit të francezit, i cili nuk shënoi shumë këtë sezon, por ishte i rëndësishëm në ndeshjet vendimtare. Ai goditi edhe dy herë në ndeshjen vendimtare në Reggio Emilia ndaj Sassuolos, por mundi edhe Napolin dhe Interin…
Allegri u kërkoi bardhezinjve Giroud sepse i duhet një lojtar për të vepruar si zëvendës Vlahovic. Natyrisht që në sezonin e ardhshëm gjithçka do të përqendrohet te serbi, prandaj duket e vështirë të mendojmë se Olivier mund të pranojë ndonjëherë një rol në prapavijë.
Përveç kësaj, ish-sulmuesi i Chelsea ka kontratë me Milanin deri në vitin 2023. Ky është vetëm sugjerimi i parë i një merkatoje që premton të jetë i zjarrtë. Shume gjea mund te ndryshojne…