Egli festoi ditëlindjen dy ditë më parë. Ajo mbushi 25 vjeç dhe organizoi një festë me njerëzit e dashur duke marrë dhe urime të shumta.
Olsi ishte sigurisht pjesë e festës, por zgjodhi ta uronte partneren në fund. Aktori postoi një foto të tyre bashkë dhe zgjodhi ta uronte Eglin në mënyrë romantike.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirt! Po të uroj ditëlindjen i fundit pasi çdo ditë ti meriton të jesh e lumtur. Të dua!”, shkroi OLsi Bylyku.

Prej më shumë se 4 vitesh në një marrëdhënie, Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë një marrëdhënie aq të konsoliduar, sa që jo vetëm bashkëjetojnë, por janë bërë partnerë edhe në skenë.
Olsi do të jetë protagonist i një filmi me emrin “Policë për kokë” përkrah Nik Xhelilajt, ku do të ketë rolin e Xhinos, një polic naiv që nuk e njeh shumë profesionin dhe do të jetë një “problem” për kolegun, Maksin.
Po Egli, a do jetë pjesë e filmit? Ose e ndonjë projekti të tillë në të ardhmen? “Jo, po pse ta marr në film, o njëri o tjetri pra. S’rrinë dy alfa në një film se dy alfa në një këngë rrinë.
Po pse ta shfrytëzojmë direkt që tani? Sa ulemi bashkë, vetëm për filmin nuk flasim. Seriozisht, sa herë mbaroj regjistrimin që shkoj të takohemi te shtëpia, kemi 3-4 orë gjithë skenat dhe ajo gjithmonë në fund ka një llaf të vetin, “po mos ma trego se e mora vesh”.-tha ai në një intervistë për “Jo vetëm modë”.