Ka shkruar emrin me gërma të mëdha në historinë e televizionit shqiptar! 71 vjeç por nuk njeh plakje

4 muaj më parë
Ka shkruar emrin me gërma të mëdha në historinë e televizionit shqiptar! 71 vjeç por nuk njeh plakje

Duket sikur vitet për të kanë ngecur dhe se koha ka ndaluar për të që ajo të mbetet përjetë e re. Vera Grabocka ka shkruar historinë e suksesit në televizion.

Ajo ka sjellë për publikun shqiptar formatet më të suksesshme në botë si Dance with me, X Factor, Your face sounds familiar, Në kurthin e Piter Pan e shumë të tjera.

Regjisorja dhe producentja e njohur ka dhënë kontribut të madh për televizionin, por edhe për kinematografinë pasi jo të gjithë e dinë që kur Grabocka ishte vetëm 19 vjeç ka luajtur në një film shqiptar.

“Montatorja” është një prodhim i vitit 1970 ku producentja luan rolin e mikeshës së ngushtë të personazhit kryesor me emrin Hëna e cila dëshiron të bëhet montatore.

Në një fragment të filmit, Grabocka shfaqet me një shami në kokë ndërsa në një pjesë tjetër me flokët e zeza të kapura bisht.

Ka shkruar emrin me gërma të mëdha në historinë e televizionit shqiptar! 71 vjeç por nuk njeh plakje

Edhe pse mosha ikën dhe tani është në “pension”, dikush si Vera Grabocka nuk plaket kurrë dhe vazhdon të jetë shumë aktive në televizion, konkretisht në TV Klan.