Ka vetëm 900 ndjekës në Instagram, kundërshtari i Florian Markut pas peshimit po rri me pleqtë e Tiranës

7 muaj më parë
Ka vetëm 900 ndjekës në Instagram, kundërshtari i Florian Markut pas peshimit po rri me pleqtë e Tiranës (FOTO)

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja e madhe që do të zhvillohet sot në stadiumin ‘Air Albania’, krenaria jonë Florian Marku do të ndeshet me boksierin nga Meksika Miguel Perra.

Marku është shprehur se meksikani është një rival i fortë, por që ai e ka fitoren e sigurtë ‘si ajrin që thith’.

Ndeshja do të luhet për titullin WBF dhe pritet që një fitore e Markut ta rrisë akoma më tepër në renditje.

Të gjithë e dimë se sa popullor është boksieri Florian Marku. Ai ka shumë ndjekës dhe fansa që e mbështesin nga të gjitha trojet shqiptare dhe shqiptarët përtej kufijve të Shqipërisë.

Por ndryshe nga ai, kundërshtari meksikan ka vetëm 900 ndjekës në Instagram dhe nuk është shumë popullor. Por gjithsesi kjo nuk e bën atë një lojtar më pak të fortë, apo një rival më pak të denjë.

Ai pas peshimit shihet të jetë ulur në një stol në qendër të Tiranas së bashku me një pjesëtar të stafit të tij, ndërsa u është bashkuar dhe një i moshuar, i cili duket se i jep leksioni se si të godasë në ring.