“Kam humbur shumë kohë në Portokalli”, Flor Binaj tregon hatërmbetjet

1 vit më parë
“Kam humbur shumë kohë në Portokalli”, Flor Binaj tregon hatërmbetjet

Aktori Florjan Binaj u largua nga Portokallia prej thuajse dy dekadash. Këtë vendim ai e njoftoi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të “Instagram”, ku shprehu të gjithë falënderimet ndaj kolegëve të tij.

I ftuar sot në ‘Abc e mëngjesit’ aktori foli për arsyet e largimit të tij nga programi i humorit, duke shtuar se një nga arsyet ka qenë dhe familja e tij.

“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë televizione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve.

“Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim. Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë“, tha Florjani.

“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp.“, shtoi aktori.

“Po punoj për një program timin, program humori, me të ftuar. Do të ketë një “stand up” komedi dhe disa filma artistikë. Një film do të jetë me metrazh të shkurtër.

“Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte të tjera”, tha Flori.