Luiza Gega s’mban dot më: Stërvitem me shpenzimet e mia, trajneri im merr 200 mijë lekë të vjetra

2 muaj më parë
Luiza Gega s’mban dot më: Stërvitem me shpenzimet e mia, trajneri im merr 200 mijë lekë të vjetra

Kampionia e Europës, Luiza Gega ka folur së fundmi në një intervistë për vështirësitë financiare që sportistët dhe trajnerët e tyre kanë. Atletja u shpreh se për sportistët elitarë që kanë disa arritje në karrierë, ka disa gjëra që duhen rregulluar, duke e vënë theksin te financat.

“Për elitarin besoj që duhet të rregullohen disa gjëra, pavarësisht se në ditët e sotme gjërat janë më mirë. Kemi një fokus shumë më të madh, një vëmëndje më ta madhe. Probelmet që unë shikoj është që unë sot, kam statusin si Kampione Europe, përveç shpërblimeve që janë vendosur le të themi unë do të filloj fazën përgaditore për vitin tjetër. Sportistët që arrijnë disa shkallë, duhet të kenë një mbështetje për mundësinë për të përballuar këto training kampe, që unë do shkoj në Keni por që gjithë kohës mundohem të shkoj me buxhetin tim, pak nga klubi.

Gjithmonë kështu ka funksionuar, që çdo gjë që unë kam grumbulluar mudnohem të bëj, bashkë me trajnerin vendosim ku do të shkojmë në grumbullim sa do rrimë, në bazë të financave. Nuk e kemi të qetë këtë pjesë siç e ka rajoni ose bota”- tha Luzia në “Klan Neës.”

Gjithashtu Luzia mori shembull trajnerin e saj Taulant Stërmasi, për të cilin tha se paguhet nga Klubi Sportiv Tirana vetëm 200 mijë Lekë të vjetra dhe nuk paguhet as nga ministria as nga federata. Kjo lloj pagese për trajnerët është e papërfillshme dhe nuk mund të mbajnë dot një familje.

“Diçka tjetër që është shumë gabim që trajnerët janë totalisht jo të mirë paguar. Trajneri im merr vetëm 200 mijë Lekë të vjetra, nga Klubi Sportiv Tirana dhe asnjë gjë tjetër. As nga ministria, as nga federata, nga asgjë. Këtë shikoj gapin më të madh qoftë edhe tek nxjerrja e talenteve të reja që trajnerët janë jo të mirë paguar dhe nuk kanë si t’i përballojnë kushtet financiare sepse shumë prej tyre janë edhe familjarë, nuk i intereson që të lënë familjen, për t’u marrë me diçka tjetër vetëm për pasion që nuk i sjell të ardhura.

Duhet të rregullohet dhe kjo pjesa sepse që unë të jem në këto nivele, patjetër që trajneri im duhet të më ndjekë kudo nëpër këto grumbullime. Ok ai e ka pasion dhe financiarisht është pak më mirë, por që trajnerët e tjerë nuk kanë mundësi dhe në qoftë se nuk rregullohet kjo. Këto talente do të dalin nga fëmijët dhe marrja me fëmijët do të nxjerrë të ardhmet…”, është shprehur Luiza Gega.