Kanë pirë aq shumë sa nuk dinë se cfarë bëjnë, tifozët e Feyenoord kapen me njëri-tjetrin brenda stadiumit

1 vit më parë
Kanë pirë aq shumë sa nuk dinë se cfarë bëjnë, tifozët e Feyenoord kapen me njëri-tjetrin brenda stadiumit

Po luhet në këto momente finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, që zhvillohët në stadiumin tonë kombëtar “Air Albania” dhe rezultati është 0-0.

Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon finalen e një eventi të tillë që në fakt është edhe e para në historinë e këtij kompeticioni të ri në Europë.

Stadiumi është i tejmbushur plot, ku sigurisht peshën kryesore e zënë ultrasit e të dy ekipeve, ku vihet re se ata holandezë janë më të shumtë në numër.

Nuk kishte si të mungonin në këtë ndeshje personalitet e futbollit, duke nisur nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe figura të tjera të njohura si Luis Figo, Francesco Totti, Dirk Kuyt etj.

Ndërkohë kanë filluar edhë rrëmujat e para në stadium, pasi tifozët e Feyenoordit kanë pirë aq shumë saqë kanë filluar të rrihen mes tyre.

Disa tifozë dallohen duke përdorur grushtet mes tyre. Holandezët jpo shfaqen më të zhurmshëm dhe aktivë në finalen e Conference League. Dihej që më përpara që ky ekip ka një tifozëri të c mendur dhe shumë problematike në shkallët e stadiumit, aq më tepër kur bëhet fjalë për një finale.