Kapuni mbas vlerave, ushqeni në radhë të parë dashurinë për veten, dashurinë për tjetrin, besimin tek vetja. Kapuni pas mendimeve pozitive.
Mendimet pozitive janë ata që e shpien shoqërinë në caqet që dëshiron të shkojë ajo. Lërini mendimet negative, asgjë të mirë nuk sjellin! Negativet sjellin veç sëmundje, veç grindje, veç rr ahje, veç zënka.
Pra duajeni më shumë njëri-tjetrin, çmojeni më shumë atë epitet të bukur -“vëllezër shqiptarë”, çmojeni, vlerësojeni, zbatojeni sa të mundeni, jo me një orë a dy orë në ditë, por tërë ditën.
Të jemi tamam vëllezër, të ndërtojmë marrëdhënie vëllazërore me njëri-tjetrin, t’i god asim gjërat e mbrapshta.
Edhe kur të duam të bëjmë ndonjë vërejtje, të dimë si ta bëjmë…të qëllojmë me pambuk..Vetëm kështu do të përparojmë dhe do të lulëzojmë për të çuar në vend amanetin e të parëve, amanetin e rilindësve.
Jemi një komb me histori që bota na studion me kërshëri, ndaj sot më tepër se kurrë nuk duhet të zhbëhemi, por të ndërtojmë urat e miqësisë mes vetit, mes vendeve të tjera, që koha të na japë vlerësimet e duhura, për të qenë një familje dinjitoze në familjen e madhe Europiane. / Apel njerëzor nga Reshat Arbana