Kasper Stlysvig: “Milan, e gjithë kjo nuk vjen nga hiçi! Rruga e nisur nuk e kuptua nga tifozeria 2 vitet e para. Pas vitit 2003 Reali na u largua”

1 javë më parë
Kasper Stlysvig: “Milan, e gjithë kjo nuk vjen nga hiçi! Rruga e nisur nuk e kuptua nga tifozeria 2 vitet e para. Pas vitit 2003 Reali na u largua”

Kasper Stlysvig rrefehet ne 360 grade! Eksperti i biznesit sportiv Joe Pompliano intervistoi Casper Stylsvig, shefin e të ardhurave të AC Milan, në kanalin e tij në YouTube. Ai ka shpjeguar linjen qe ka nisur Milani dhe do ta vazhdoje per te siguruar nje qendrueshmeri te gjate ne kohe…

“Ajo që bëmë ishte ndryshimi i kursit në mënyrën e duhur, si brenda dhe jashtë fushës: ne po flasim për një markë që ka mbetur mbrapa për një dekadë, brenda dhe jashtë fushës. Të ardhurat në vitin 2003 ishin në të njëjtin nivel me Real Madrid, por gjatë 15 viteve vijuese ne kemi mbetur prapa.

Faza tjetër me RedBird do të jetë rritja: ne duhet të investojmë në më shumë projekte, por do të kemi të njëjtën qasje që kishim me Elliott. Pjesa interesante e futbollit evropian është se historikisht klubet janë në pronësi të miliarderëve vendas dhe se ata e bëjnë këtë nga pasioni. Fatkeqësisht nuk është një model i qëndrueshëm: dy vitet e para këtu nuk ishim veçanërisht të vlerësuar epse ata nuk e kuptonin arsyen pse po i bënim këto gjëra.

Bota e futbollit ka ndryshuar: konkurrenca është e vështirë, rrogat gjithashtu. Nëse e mbani strategjinë do të qëndroni larg presionit të tifozëve, mediave apo agjentëve të jashtëm. Ne kemi ndryshuar mënyrën e të bërit futboll, veçanërisht në Itali.

Nuk ishte një ‘udhëtim’ i lehtë. AC Milan ishte një markë e madhe që kishte rene për një dekadë. Në vitin 2003 klubi kishte të njëjtat të ardhura si Real Madridi. Dhe si çdo tjetër kompani, nuk mund të humbasësh 200-300 milionë euro në vit.

Nëse u thua fansave ‘Jo, ne nuk do të blejmë superyje, por do t’i krijojmë’, ata do të jenë më krenarë që janë pjesë e kësaj aventure. Jemi shumë krenarë për atë që po bëjmë! Ne jemi ekipi më i ri në Serie A dhe një nga më të rinjtë në Champions League. E gjithë kjo nuk vjen nga hiçi”.