Kemi prekur fundin! 14-vjeçari goditet me tullë pas koke në Vlorë nga bashkëmoshatarët e tij

8 muaj më parë
Kemi prekur fundin! 14-vjeçari goditet me tullë pas koke në Vlorë nga bashkëmoshatarët e tij

Një ngjarje e pazakontë është shënuar së fundmi në Vlorë. Një 14-vjeçar është goditur me tullë pas koke nga bashkëmoshatarët e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt. I mituri është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Nga dita në ditë dëgjojmë kudo në Shqipëri raste me adoleshentë të përfshirë në situata pak a shumë si kjo apo dhe më keq se kaq.

Edhe pse nuk dihen detajet dhe arsyeja që ka cuar bashëmoshatërt e 14 vjecarit të bëjnë një akt të tillë, zakonisht arsyet e ngjarjeve të tilla janë banale.

Kjo moshë në Shqipëri është shumë pranë degradimit, një Zot e di se cfarë brezi po rritet, me kaq shumë raste si ky i sotmi që dëgjojmë përditë.

Kush është fajtori kryesor? Këtë është e vshtirë ta themi, por të gjithe kemi faj, shoqëria, familja, shkolla, shteti, rrjetet sociale.