Këngët e tyre dolën në të njëjtën ditë, Noizy akuzon treshen e njohur për blerje klikimesh (foto)

8 muaj më parë
Këngët e tyre dolën në të njëjtën ditë, Noizy akuzon treshen e njohur për blerje klikimesh (foto)

Mesnatën e kaluar, Noizy dhe Loredana sollën bashkëpunimin e tyre me titull “Heart Attack”, teksa në të njëjtën kohë, u publikua dhe bashkëpunimi mes Mozzik-ut, Taynës dhe Butrint Imerit me titull “Pare”.

Teksa nuk kanë kaluar ende 24 ora nga publikimi, të dyja këngët numërojnë mbi 1.4 milionë klikime. Por, Noizy ka hedhur dyshime se klikimet në këngën e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit janë të blera.

Ai ka hedhur disa InstaStory rresht ku ironizon tre këngëtarët. Fillimisht Noizy shkruan: “Mos harroni diçka..shohim se kush është trending vendin e parë. Trending nuk blihet”.

Më pas, reperi ka publikuar edhe profilin e Denis Avdiu, i cili është pjesë e “AVD Digital” ku shkruan: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Plutoni, Jupiterni, Saturni dhe Marsi”, teksa e shoqëron me disa emoji duke qeshur”.

Reperi nuk është ndalur me kaq, pasi ka bërë një tjetër postim ku shkruan: “Edhe UFO-t ja kan me na njoft”. Më pas, ai poston dhe disa prej këngëve të tij të mëparshme të cilat janë më të klikuara në treg.

Këngët e tyre dolën në të njëjtën ditë, Noizy akuzon treshen e njohur për blerje klikimesh (foto) Këngët e tyre dolën në të njëjtën ditë, Noizy akuzon treshen e njohur për blerje klikimesh (foto)

Kujtojmë se deri tani të dy këngët janë pritur shumë mirë nga publiku dhe me siguro do shëndërrohen në hite të kësaj vere.