Këngëtari i dashur nga të gjithë do që të futet në Big Brother Vip, por nuk e lënë të shtëpisë

2 javë më parë
Këngëtari i dashur nga të gjithë do që të futet në Big Brother Vip, por nuk e lënë të shtëpisë

Së shpejti pritet të nisë në Kosovë edicioni i parë i spektaklit të famshëm, “Big Brother VIP”. Shumë emra janë lakuar se do të jetë pjesë e shtëpisë së famshme, mes së cilave dhe Ylli Limani.

Por si qëndron e vërteta? Lidhur me këtë ka folur vetë njëri prej prezantuesve të formatit, Alaudin Hamiti. I ftuar në “Podcast me Gonxhen”, ai foli pikërisht për “banorët VIP” të spektaklit dhe u ndal tek Ylli Limani.

“Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi folur me Yllin, ka thënë nëse s’do të kisha koncerte, kisha ardhur. Kisha hyrë, po s’e di a më lënë të shtëpisë”.

Jonida Vokshi do të prezantojë “Big Brother VIP Kosova” në krah të Alaudin Hamitit. Lajmi tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Big Brother Kosova”.

“A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkëprezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderimin e sezonit të parë të “Big Brother VIP Kosova” që ka premierën këtë vjeshtë në Artmotion dhe Klan Kosova”.

Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet për Jonida Vokshin, por ai që ka tërhequr më së shumti është komenti i Arbana Osmanit. “Suksese zemër”, ka shkruar moderatorja e “BBV Albania”, duke shuar aludimet se mund të ketë konkurrencë mes dy moderatoreve, edhe pse pritet që mes vetë formatve diçka e tillë të jetë mëse prezente.