Kishte 20 vite në Greqi, gjendet trupi i biznesmenit shqiptar pas gënjeshtrës së autorit

3 muaj më parë
Kishte 20 vite në Greqi, gjendet trupi i biznesmenit shqiptar pas gënjeshtrës së autorit

Në Greqi, biznesmeni shqiptar Xhani Topalli raportohet se ka humbur jetën. Topalli rezultonte se kishte humbur kontaktet me familjen prej 8 ditësh.

Mediat greke raportojnë se ka qënë vetë autori i ngjarjes, ai i cili ka treguar se ku ndodhej trupi. Ai është një biznesmen 53-vjeçar, i cili merret me biznesin e hotelerisë. Ende i paidentikuar, ai është autori që mendohet se i ka marrë jetën babait të tre fëmijëve.

Topalli jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash. 53-veçari ka rrëfyer veprimin që ka bërë dhe se ku ndodhej trupi i shqiptarit. Personi në fjalë do të dëshmonte ditën e shtunë, mirëpo nuk u paraqit tek autoritetet për arsye shëndetësore.

Më pas u mësua se e gjitha ishte një gënjeshtër, ç’ka i shtyu që të investigonin më shumë derisa u arrit në pranimin nga ana e autorit.

Biznesmeni shqiptar rezultonte i humbur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur. Familja pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur.

Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se e ka kryer vra.sjen. Priten që në orët në vijim të dalin më shumë detaje rreth ngjarjes.