I intervistuar nga kanali danez TV2 SPORT, Simon Kjaer foli pas fitimit të Scudetto-s: “Ishte çmenduri! Të gjithë janë kaq të lumtur. Është shumë e vështirë ta shprehësh me fjalë. Është absolutisht e mahnitshme… të shohësh se sa do të thotë për fansat. Është një eksperiencë fantastike”.
Për trofeun e tij të parë: “Ehhm… Shpresoj të mos jetë i fundit. Jam shumë krenar. Kam ardhur te Milan dy vjet e gjysmë më parë dhe shumë gjëra kanë ndodhur. Për ekipin dhe mënyrën se si jemi përmirësuar.
Askush nuk besonte se mund të bëheshim kampionë këtë vit. Ne kemi besuar gjithmonë. E dinim se kishte shumë punë për të bërë dhe se do të ishte një rrugë e vështirë. Mendoj se është një ndjenjë e pabesueshme ajo që kemi brenda tani.”
Për ardhjen e tij dhe atë të Ibrahimovic: “Personalisht, e kam shumë të vështirë të lavdëroj veten. Por një nga gjërat që Milan e konsideroi të rëndësishme ishte të sillte pak vazhdimësi dhe profesionalizëm në skuadër, e kuptuar si shumë punë çdo ditë të vetme.
Nese duhet të bëni një ushtrim 20 herë dhe ju e bëni atë vetëm 18 herë ju jeni prapa me punen. Kjo është ajo që ne jemi përpjekur të përcjellim, ju duhet të jepni 100% çdo ditë. Sepse nëse e bëni sot në botën e futbollit do të mund të kapërcesh të tjerët. Dhe pastaj duhet edhe shumë pasion”.
Për Scudetton: “Nëse është fitorja ime më e madhe? Gjithmonë e kam pasur të vështirë të krahasoj ekipin kombëtar dhe klubin. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme emocionalisht. Por nuk ka dyshim se ky është emocioni më i madh që kam përjetuar ndonjëherë. U argëtova!
U thashë edhe djemve në Danimarkë gjatë Kampionatit Evropian. Argëtohuni sa të zgjasë. Ka pak kaos, por nuk mund të jeni të sigurt që do ta përjetoni përsëri këtë”. Për kthimin në fushë: “Në katër javët e fundit, programi im është organizuar sipas mënyrës se si shkoi ndeshja e fundjavës.
Çfarë do të thotë? Do të thotë që isha përgatitur të luaja kundër Sassuolos. Për fat të mirë për ta askush nuk ishte lënduar apo karantinuar. Do të kisha thënë që sigurisht që isha gati të luaja. Askush se dinte, vetem trajneri dhe grupi! Ndihem mirë! “.