Prej disa vitesh është kërkuar njësimi i kurrikulave arsimor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si një shenjë dhe si një mënyrë për tu bashkuar dy shtetet pa pasur nevojë të bashkohet nën një emër të vetëm (duke qënë se kjo duket politikisht e pamundur për momentin të paktën).
Së fundmi Abetarja e njësuar për dy shtetet ka nisur të shpërndahet në Kosovë, pamja e saj do të jetë kjo që shikoni në foto.
RTK ka publikuar fotografi sesi duket abetarja e përbashkët, e cila është shtypur dhe pritet të jetë në duart e nxënësve.
Shtëpia boTuese “Dukagjini” ka thënë për RTK se abetarja e përbashkët është gati dhe ka filluar të shpërndahet sot.
Autorët e abetares së përbashkët janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu.

Së shpejti pritet që të nisin shpërndarjet edhe në Shqipëri, në fillimin e vitit shkollor.