Kjo është nëna shqiptare që i mori jetën të birit 2 vjeç në Spanjë, ja çfarë postoi direkt në Facebook pas ngjarjes

8 muaj më parë
Kjo është nëna shqiptare që i mori jetën të birit 2 vjeç në Spanjë, ja çfarë postoi direkt në Facebook pas ngjarjes

Personi që shihni në foto është nëna shqiptare e cila e rrahu për vd.e kj.e djalin e saj 2 vjeç, ndërsa binjaku i tij përfundoi në spital me plagë të mëdha.

Mediat spanjolle e kanë identifikuar atë si Hatixhe Kamxhiu, e cila jetonte në qytetin Bigastro, Alicante. Ngjarja ndodhi ditën e diel, ndërsa fillimisht u tha se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia, por më pas u zbulua e vërteta e hidhur.

32-vjeçarja, nënë edhe e një vajze, pak pas ngjarjes, kishte postuar në Facebook një foto me shiritin e zisë, ndërsa të shumtë ishin miqtë e të afërmit që e ngushëllonin për humbjen e madhe, por pa ditur se ishte vetë ajo që ia kishte marrë jetën të birit.

Kjo është nëna shqiptare që i mori jetën të birit 2 vjeç në Spanjë, ja çfarë postoi direkt në Facebook pas ngjarjes

Nëna e të vegjëlve, Hatixhe Kamxhiu , ka telefonuar urgjencën në 11 qershor nga Bigastro duke thënë se fëmija i saj ishte rrëzuar nga karrigia.

Pas mbërritjes së ambulancës, binjaku i viktimës u transportua për në spital, ndërsa ishin të qarta shenjat e dhnës së madhe në trup.

Hatixhe nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga lëndët narkotike.