Klubi shqiptar mburret me stadiumin e ri: A është mëkat të mos zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare këtu?

8 muaj më parë
Klubi shqiptar mburret me stadiumin e ri:  A është mëkat të mos zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare këtu?

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë nuk u licensua nga UEFA për t’i zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare. Llapi do të luajë në kualifikimet e Conference League, por ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vet Llapi kishte bërë kërkesë në UEFA që t’i lejonin që ndeshjet e tyre t’i zhvillonin në stadiumin e rinovuar së fundmi, por përgjigjja ishte negative.

Lidhur me këtë ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina. “A është mëkat të mos zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare në Arena “Zahir Pajaziti”?

Gjendja e fushës është e nivelit të kategorisë së 5-të dhe e njëjtë me klubet e nivelit të lartë evropian”, shkroi Batatina në Facebook.

Klubi shqiptar mburret me stadiumin e ri:  A është mëkat të mos zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare këtu?

Mungesa e stadiumeve në Kosovë ka bërë që klubet e këtushme të vihen në pozitë të palakmueshme para sfidave të tyre evropiane për edicionin 2022/23.

Në Nyon të Zvicrës dje u hodh shorti i rrethit të parë kualifikues të Conference League dhe u vendos që tri klubet kosovare, Llapi, Drita dhe Gjilani t’i luajnë ndeshjet e para në udhëtim, e ato të dyta në shtëpi, që nënkupton se në të njëjtën ditë, më 14 korrik, të tri ekipet do të duhej të luajnë në territorin e Kosovës.