Konsiderohet si top sulmues, lojtari refuzon Shqipërinë dhe zgjedh Kosovën

5 muaj më parë
Konsiderohet si top sulmues, lojtari refuzon Shqipërinë dhe zgjedh Kosovën

Futbollisti i skuadrës së Honka-s, Agon Sadiku do të jetë prurja e re te kombëtarja e Kosovës. Kanal10 mëson se sulmuesi 19 vjeçar është ftuar nga drejtuesit e FFK-së dhe do të jetë pjesë e “Dardanëve” qysh në grumbullim e ardhshëm të Kosovës.

Gjithashtu mësohet se për të interesim ka shprehur edhe kombëtarja e Shqipërisë, por futbollisti ka zgjedhur që të përfaqësojë Kosovën.

Drejtuesit e FFK-së shumë shpejtë do të nënshkruajnë edhe një kontratë me futbollistin, gjë që pritet të ndodh pak ditë para grumbullimit.

Futbollisti i lindur në vitin 2003 momentalisht është pjesë e skuadrës së Honkas në Finalndë dhe për gjatë këtij stinori në Superligën e Finlandës ka shënuar 17 gola në 32 paraqitje. Sadiku deri më tani ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të kombëtarës finlandeze.

Ndërkohë “Leëandoëski” i Ballkanit, Albion Rrahmani, ka bërë një deklaratë së fortë së fundmi, ku ka thënë se nuk do t’i thoshte “jo” Shqipërisë.

“Nëse Kosova nuk ka interes absolut për mua, pse të injoroj Kombëtaren e Shqipërisë. Edhe po të luash te Kombëtarja e Shqipërisë është një privilegj shumë i madh, pasi shqiptarë jemi gjithë. Si Kosova, si Shqipëria, jemi një”, ka thënë Albion Rrahmani.