Krenari! Njihuni me Anita Likmetën, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian

7 muaj më parë
Krenari! Njihuni me Anita Likmetën, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian

Anita Likmeta është kandidatja e parë shqiptare në Itali. Kjo është hera e parë që një shqiptare do të kandidojë përnjë vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator 2022.

“Është nder dhe privilegj për mua të jem kandidatja e parë italiane, e lindur në Shqipëri, për Parlamentin italian! Rroftë Italia dhe Rroftë Shqipëria!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Krenari! Njihuni me Anita Likmetën, kandidatja e parë shqiptare në parlamentin italian

Ajo garon në 3 rajone; Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila është krijuar nga Bruno Tabacci, me mbështetjen e Ministrit të Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio.

Anita Likmeta, është brezi i dytë i shqiptarëve të diasporës. Ajo ka jetuar e studiuar më së shumti në Itali, dhe ka po aq të ndezur dashurinë për Shqipërinë sa prindërit e saj. Me një fokus në startup-et e teknologjisë dhe në fushën e modës ajo është përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Këtë frymë kërkon ta sjellë edhe në Shqipëri. Së fundi, së bashku me një grup të rinjsh shqiptarë që kanë jetuar e studiuar në Itali dhe që kanë investuar në Shqipëri ajo është bërë ambasadore e Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) dhe programit Connect Albania, për diasporën, duke i ftuar shqiptarët e Diasporës të bëhen agjentë zhvillimi të vendit të tyre.

Dipaspora mund të investojë vetë në Shqipëri, ose të nxisë sipërmarrësit e huaj. Anita është në këtë grup Ambasadorësh bashkë me Albana Muçaj-n, kryeredaktoren tonë, Fundim Gjepalaj, Rigers Kaçorri, Rigerta Loku dhe Ambasadorë të tjerë të IOM.