Kris mes holandezëve dhe shqiptarëve, 2 tifozë dërgohen me urgjencë te Trauma

1 vit më parë
Kris mes holandezëve dhe shqiptarëve, 2 tifozë dërgohen me urgjencë te Trauma

Tirana pret këtë të mërkurë finalen e parë historike të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord. Një takim entuziazmues i cili ka marrë vëmendjen e opinionit sportiv dhe jo vetëm, edhe jashtë vendit tonë.

Pas ardhjes së tifozëv holandezë dhe italianë në Tiranë, shënohet incidenti i parë. Burime  bëjnë më dije se pak më parë ka patur një girndje mes tifozëve holandezë dhe disa shqiptarëve.

Një tifoz holandez ka qenë i pirë. Kësisoj, ka rënë nga karrigia dhe më pas ka nisur të debatojë me personat që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se e kanë shtyrë dhe aty më pas nis grindja masive mes të pranishmve.

Dy tifozë mësohet se kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë te spitali i Traumës. Njeri prej tyre thuhet se eshte shqiptar dhe eshte ne gjendje serioze per jeten.

Ndërkohë tifozët e Romës marshojnë tashmë në rrugën e kryeqytetit, nën kontrollin e forcave të rendit. Pak çaste më parë, ata i janë drejtuar Fan Zone që u kushtohet atyre duke marshuar përballë Drejtorisë së Policisë.

Finalja do të luhet nesër në darkë dhe për policinë tonë do jenë orë shumë të vështira këto, pasi evente të tilla kudo sjellin incidente si ky.Kjo është hera e aprë që Shqipërisë i besohet organizimi një eventi të tillë dhe urojmë që gjithcka të shkojë mirë dhe të mbyllet pa incidente të tjera.