Krisja me “Lokun” Bes Kallaku, Olsi Bylyku: Kur dy njerëz ftohen është sepse…

1 vit më parë
Krisja me “Lokun” Bes Kallaku, Olsi Bylyku: Kur dy njerëz ftohen është sepse…

Aktori i njohur i Klanifornias, Olsi Bylyku, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ku ka folur rreth marrëdhënies me Bes Kallakun dhe fjalëve që kanë dalë.

Para disa javësh Olsi organizoi një festë ditëlindjeje të madhe me rastin e 24 vjetorit ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij të hershëm.

Pas kësaj mungese shumë aludime pati në lidhje me një “krisje” të mundshme në marrëdhënien me Bes Kallakun që përflitej nën zë prej kohësh.

Më në fund Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.

“Nuk ka asgjë, disa nga artistët e ftuar nuk kanë qenë të pranishëm në festë për shkak të angazhimeve të tyre dhe nuk ka të bëjë aspak me krisje, apo gjëra të tilla”.

Ai gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet ku nisin distancimet, duke theksuar se ftohja vjen nga të dyja palët dhe jo vetëm një individ.