Sulmuesi Kristijan Vulaj është transferimi i fundit i Vllaznisë. Mesfushori me tipare sulmuese vjen nga aventura me Decic në Malin e Zi ishte mjaft e suksseshme për lojtarin e ri.
Kontrata e cila ka firmosur me shkodranët është 3- vjeçare. Vulaj do të përfitojë 5 mijë euro në muaj duke qenë një ndër lojtarët më të paguar të ekipit. Në fjalët e tij të para për “Sport nga Bajraktari”, Vulaj shfaqet mjaft entuziast për aventurën e re.
Zgjedhja e duhur? Ishin diskutime të gjata, kam menduar shumë. Zgjodha Vllazninë dhe pse jam afër shtëpisë dhe klub me histori me lavdi besoj kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do e tregojë koha.
Interesime të tjera përveç Vllaznisë? Ditët e fundit ka pasur disa interesime dhe oferta konkrete por zgjodha Vllazninë.
Pse zgjodhët të transferoheshit jashtë Malit të Zi? Ndjeva momentin e duhur që të ikja nga Mali i Zi, me Deçiç bëra 2 sezone shumë të mira, më të mirat në histori të klubit. Mendoj se ishte momenti i duhur të ikja jashtë dhe doja të provoja veten në ligë më të fortë dhe serioze.
Premtimi për tifozët? Publikut që është fantastik i premtoj se do jap më të mirën time dhe së bashku me kolegët do të arrijmë qëllimet e klubit.