Ishte kthyer pas emigrimit prej dy dekadash në Amerikë për të pleqëruar në fshatin e tij, por një grindje me komshiun i ka kushtuar jetën 65-vjeçarit Safet Hyskollari.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ndërsa autori është identifikuar si Fatmir Manellari, 63 vjeç, i cili pas aktit është larguar dhe shpallur në kërkim.
Sipas dëshmitarëve okularë, Safet Hyskollari po bënte rehabilitimin e rrugës, nëpërmjet të cilës futej ne banesë dhe kishte vendosur disa tubo shkarkimi për të cilat autori Fatmir Manellari ka pretenduar se ishin futur në tokën e tij.
Kaq ka mjaftuar që të niste një problem mes tyre, ku autori 63-vjeçar e ka që.lluar katër herë dhe duke i marrë jetën bashkëfshatarit. Banorë të zonës shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë probleme të mëparshme mes tyre.
Ngjarja ka qenë shumë e papritur edhe për familjen e autorit, të cilët e kanë marrë vesh lajmin nga gazetarët që kishin shkuar në vendngjarje.
Ndërkohë, policia ka nisur kerkimet për 63-vjeçarin Fatmir Manellari, i cili dyshohet se është larguar në drejtim të pyllit me Gështenja.