Ka disa situata në ekipin kombëtar, që duket sikur përsëriten. Xhakomo Vrioni, pas një sezoni të mirë në Austri duke u shpallur golashënues, u transferua në SHBA, ku firmosi me New England.
Por largësia që ai zgjodhi, duket se pati ndikim direkt në angazhimin e tij në Kombëtare, sepse ai nuk është në listë sot, edhe pse ka lënë pas dëmtimin. Njësoj siç ndodhi me Armando Sadikun kur u transferua në Bolivi, teksa u shkëputën edhe kontaktet me Kombëtaren.
Xhakomo Vrioni shkoi me pritshmëri të madhe te New England Revolution. I ardhur nga Juventusi, tifozët kërkonin që ky sulmues të ishte pjesë e ekipit nga minuta e parë. Por në gjashtë ndeshjen e fundit, sulmuesi shqiptar nuk ka luajtur me këtë skuadër.
Asnjë shpjegim i dhënë sa i përket dëmtimit të Vrionit, kohës që do të qëndrojë jashtë fushe dhe periudhës se kur do të rikthehet, duke shkaktuar konfuzion të madh te tifozët. Aktualisht lojtari ka humbur nga gjurmët dhe askush nuk e di arsyen se përse!
“Jam shumë i entuziazmuar që nis këtë kapitull të ri në jetën time dhe në karrierë në Boston dhe MLS me Nju Inglënd Revolushën. Unë kam parë shumë futbollistë të talentuar që vijnë nga Europa dhe shkëlqejnë në MLS. Kjo është arsyeja pse unë besoj se kjo është koha e duhur që të ndërmarr këtë hap në karrierën time.
Pres me padurim të takohem sa më shpejt me shokët e mi të rinj të skuadrës, trajnerët si dhe tifozët e Revolushën”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar pas zyrtarizimit të marrëveshjes.