Kujt ia jep Zoti një makinë të tillë që s’ia dinë vlerën! Ferrari me vlerë 500 mijë paund bëhet copa-copa

1 vit më parë
Kujt ia jep Zoti një makinë të tillë që s’ia dinë vlerën! Ferrari me vlerë 500 mijë paund bëhet copa-copa

Një Ferrari me vlerë 500 mijë paund është shkatërruar pasi është përplasur kokë më kokë me një varg makinash të parkuara.

Super makina SF90, e njohur si “makina më e shpejtë e dekadës” u përplas me automjetet në rrugën Hagley në Birmingham dje në mbrëmje.

Policët dhe ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje në orën 19:40 pasi super makina e kuqe me shkëlqim u përplas me tre të tjera.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se makina, me vlerë gjysmë milioni paund është shkatërruar plotësisht. Jastëkët e tij të ajrit u hapën dhe për fat të mirë askush nuk u lëndua.

Nuk dihet se sa shpejt po udhëtonte makina. Ferrari S.p.A. është një prodhues automjetesh sportive me bazë në Maranello, Itali.

Themeluar në 1929 nga Enzo Ferrari, si Scuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive si Formula 1.