Skënder Gega do jetë trajneri i ri i Kukësit tregon SuperSport. Verilindorët njoftuan ditën e sotme përfundimin e bashkëpunimin me trajnerin Diego Longo dhe nuk kanë vonuar në gjetjen e teknikut të ri. Do jetë pikërisht tropojani që ka drejtuar më parë blutë e Kukësit dhe në vitin 2020.
Ish-trajneri i Kukësit Diego Longo ka reaguar pak minuta pas zyrtarizmit të largimit të tij nga Kukësi.Trajneri ka komunikuar vendimin nëpërmjet një statusi në “Facebook” ku ka falënderuar lojtarët dhe stafin si dhe i ka uruar më të mirën klubit.
“Komunikoj se kam vendosur në dakortësi me Kukësin të ndërpresim eksperiencën së bashku. Falënderoj lojtarët dhe stafin për këtë vit fantastik dhe aventurat e shumta të kaluara së bashku, i uroj më të mirën klubit në Shqipëri dhe në Ligën e Konferencës.” Ka shkruar Longo.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi verilindor me anë të një komunikate në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Facebook” duke falënderuar Longon dhe stafin e tij për punën e kryer.
Tekniku italian ishte në përfundim të kontratës dhe së bashku me klubin verilindor të mos vazhdonin më së bashku për të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
Kukësi e përfundoi kampionatin në vendin e katërt duke grumbulluar 55 pikë, ku në 36 ndeshje kanë koleksionuar 15 fitore, 10 barazime dhe 11 humbje.