Kuksianët e mbajnë fjalën vendosin bustin e mbretëreshës Elizabeth në Kukës

2 javë më parë
Kuksianët e mbajnë fjalën vendosin bustin e mbretëreshës Elizabeth në Kukës

Kuksianët në emigrim kanë bëre të mundur vendosjen e bustit të mbretëreshës Elizabeth II në Kukës. Sot në mëngjes kanē mbërritur fotot e para. Ndërkohë një bust më i madh pritet të vendoset në qendër të Hasit.

Busti është sponsorizuar nga të rinjtë që kanë emigruar në Londër. Kujtojmë se Kukësi është qyteti që ka numrin më të madh të emigrantëve në Angli.

Një nderim i tillë pritet të ndodhë shumë shpejt edhe në HAs, gjë që është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku i këtij qyteti.

“Në emër të Bashkisë Has, të qytetarëve por edhe vajzave, djemve e familjeve hasjane që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shprehim ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Sajë, Mbretëreshës Elisabeth II.

E ndjejmë obligim të ndajmë dhimbjen me familjen mbretërore dhe qytetarët e MB për këtë humbje të madhe.Prej vitesh qytetarët e Hasit ndërtuan ura komunikimi me Britaninë e Madhe, gjetēn strehë e ndërtuan jetën e të ardhmen. U betuan para Madhërisë së Sajë e cila u besoi shtetësinë e Kurorës, për të qenë qytetarë të denjë e kontribuues vlerash në atë tokë e cila u kthye në atdheun e dytë për ta.

Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne”, shkruate kryetari i Bashkisë Has, Liman Morina, pak ditë më parë.