Kupa e Shqipërisë: Bylis, Teuta dhe Laçi bëjnë detyrën

5 muaj më parë
Kupa e Shqipërisë: Bylis, Teuta dhe Laçi bëjnë detyrën

Laçi kaloi me sukses Devollin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-tave në Kupën e Shqipërisë. Pas suksesit 0-2 në transfertë, kurbinasit nuk falën as në shtëpi madje duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Vendasit e u shfaqën me ritmin e duhur dhe në pjesën e parë të lojës shënuan tre gola.

Ishte Prengaj ai që hapi llogaritë e trakimit në minutën e 23-të ndërsa më pas dyfishoi Babatundenë minutën e 36-të dhe pas vetëm dy minutash, realizoi Geci.

Në fraksionin e dytë, ishte sërish Geci që realizoi ndërsa golin e dytë personal e gjeti edhe Babatunde, për të fiksuar në këtë formë shifrat 5-0. Në turin pasardhës, Laçi pret fituesin e çiftit Burreli-Tomori.

Teuta ka arritur që të kalojë më tej në Kupë, por mes vështirësive ndaj Luzit. Momenti jo i mirë në kampionat është pasqyruar edhe në këtë kompeticion. Pavarësisht se ishin favoritë kryesor në letër, për durrsakët nuk ishte një përballje e lehtë.

Ndeshja e parë u mbyll në barazimin pa gola, ashtu si edhe pjesa e parë e zhvilluar në Niko Dovana. Karabeci shënoi në të 55, ndërsa Hebaj i dha qetësinë skuadrës së Shkëmbit në të 89.

Nga ana tjetër Bylisi e ka kthyer Pogradecin në “thes boksi” duke shënuar 7 gola. Tripleta e Ferreira, Dopieta e Sousa, së bashku me golat e Atshimene dhe Hodo vendosën historinë e takimit.