Kupa e Shqipërisë: Përcaktohen çiftet e turit të dytë

2 muaj më parë
Kupa e Shqipërisë: Përcaktohen çiftet e turit të dytë

Sot janë luajtur ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin e parë. Verdiktet për turin pasardhës janë vendosur, veç Vllaznisë dhe Flamurtarit që vijojnë të luajnë në kohën shtesë si dhe Tomori me Burrelin që janë në “extra- time”.

Bardheblutë kryeqytetas u mjaftuan me një barazim përballë Veleçikut, me rezultatin 2-2. Edhe pse sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë, Tirana nuk i lejoi vetes gabime dhe shënoi dy herë me Zhivanajn.

Partizani bëri detyrën përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 0-2, ndërsa Vllaznia fitoi 1-0 përballë Flamurtarit, dhe ndeshja shkon në shtesë.

Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, Lushnja do të luajë me Tiranën, kurse Partizani do të përballet me Korabin. Dinamo ndeshet me Kastriotin, kurse Bylis është në pritje të çiftit Vllaznia – Flamurtari.

Në Grupin, Apolonia do të luajë me Kukësin, kurse Erzeni me Teutën që njihet ndryshe si derbi bregdetar. Skënderbeu do të përballet me Egnatian, kurse Laçi është në pritje të fituesit të çiftit Tomori – Burreli.

Turi i dytë: Grupi A

Lushnja – Tirana
Korabi – Partizani
Bylis/ Vllaznia – Flamurtari
Dinamo – Kastrioti

Grupi B: Tomorri – Burreli / Laçi
Apolonia – Kukësi
Erzeni – Teuta
Skënderbeu – Egnatia