Kupa e Shqipërisë: Vllaznia-Flamurtari shkon në shtesë, ja rezultatet e ndeshjeve të tjera

4 muaj më parë
Kupa e Shqipërisë: Vllaznia-Flamurtari shkon në shtesë, ja rezultatet e ndeshjeve të tjera

Grupi A i Kupës së Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e saj të kthimit, duike mbyllur kështu turin e parë dhe duke mësuar skuadrat që janë kualifikuar në turin e dytë. Kështu Lushnjës, Bylisit dhe Dinamos, i bashkohen edhe Tirana, Partizani, Vllaznia, Kastrioti dhe Korabi.

Bardheblutë kryeqytetas u mjaftuan me një barazim përballë Veleçikut, me rezultatin 2-2. Edhe pse sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë, Tirana nuk i lejoi vetes gabime dhe shënoi dy herë me Zhivanajn.

Partizani bëri detyrën përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 0-2, ndërsa Vllaznia fitoi 1-0 përballë Flamurtarit, dhe ndeshja shkon në shtesë.

Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

Apolonia është ekip i radhës që siguron kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë. Fierakët barazuan 1-1 takimin shtëpiak ndaj Besëlidhjes, por kaluan më tej falë suksesit 1-3 në Lezhë.

Skuadra mike mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të shpejtë të Eduard Shehut, por Apolonia barazoi shifrat 12 minuta përpara fundit të takimit nëpërmjet nigerianit Ndubuisi Francis Eneh. Në fund festoi ekipi fierak, që në turin pasardhës do të përballet me fituesin e çiftit Labëria-Kukësi.