‘Kur nuk ecën s’ke çfarë t’i bësh’, Leonardo Di Caprio ndahet nga e dashura 25 vite më e re

1 muaj më parë
‘Kur nuk ecën s’ke çfarë t’i bësh’, Leonardo Di Caprio ndahet nga e dashura 25 vite më e re

Ndarjet në show bizz tashmë janë shumë normale, e zaknisht lidhjet e tyra nuk janë afatgjata, kjo për shkak të punës së tyre dhe për faktin se ata detyrohen të rrinë në distancë për shumë kohë.

Së fundmi një lajm i tillë ka ardhur edhe nga aktori Leonardo Di Caprio, i cili mësohet se është ndarë nga e dashura e tij 25 vite më e re.

Ata kishin 5 vite që ishin së bashku, ndërkohë që aktori 47 vjeçar dhe modelja 25 vjeçare i dhanë fund lidhjes në fillim të kësaj vere. Ata u ndanë pas një “kohe të vështirë” në marrëdhënien e tyre, tha një burim për In Touch.

“Leo dhe Camila kanë bërë pushim në muajt e fundit. Është çështje e vendosjes nëse do ta bëjnë për një kohë të gjatë apo do ta lënë të vdesë”, vazhdon i njëjti burim, duke shtuar: “Pasi ajo u fokusua në punë dhe kishte prioritetet e saj, ai u largua. Në vend që të kishin ndarje dramatike, ata ndanë kohë”.

Ish-çifti – i cili kishte një diferencë moshe 23-vjeçare – filloi lidhjen në vitin 2017. Aktori u fotografua duke lënë shtëpinë e saj në Los Anxhelos në dhjetor të atij viti. Që atëherë, dyshja janë kapur nga paparacët duke bërë shëtitje të përditshme dhe duke shëtitur rrugëve të Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit.

Gjatë një interviste në 019, Morrone foli për diferencën në moshë me DiCaprion, duke thënë: “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me të cilin dëshiron të takohet.”