“Kurrë mos hyftë Shqipëria në BE”, historiania bën deklaratën bömbë

9 muaj më parë
“Kurrë mos hyftë Shqipëria në BE”, historiania bën deklaratën bömbë

Elena Kocaqi është një ndër historianet më të njohura në vend, e cila shpesh ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje dhe fakte historike të Shqipërisë.

Ajo shquhet për faktin se është mjaft e drejtëpërdrejtë dhe realiste, por ndonjëherë disa të vërteta të saj nuk janë pritur dhe aq mirë sa duhet.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në një program televiziv ku ka folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku ndër të tjera ka nënvizuar se nëse BE ka si kusht ndonjë lëvizje territoriale, atëherë është më mirë që vendi jonë të mos i bashkohet këtij unioni. Më tej mund të ndiqni fjalën e saj të plotë, nj deklaratë e cila bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua nga shumë atdhetarë të cilët mbase edhe nuk e kanë kuptuar drejtë atë që ajo ka dashur të shprehë.

“Nëse ka një kusht për humbje territoresh për të hyrën në BE, Shqipëria kurrë mos hyftë në BE. Sa ka humbur territor Shqipëria dhe shqiptarët në Ballkan nuk ka humbur asnjë vend në botë, kështu që në këtë aspket ne nuk duhet të lozim me çështjet e territorit.

Shqipëria ka probleme të tjera, të cilat nëse ne do të kishim ngritur ekonominë dhe do të kishim pasur një dinjitet kombëtar dhe do të kishim një klasë politike jo të korruptuar, (sepse ne, Kosova dhe një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë kemi klasën më të korruptuar në botë), ne sot nuk do të kishm nevojë fare të hynim në BE. Sepse nga ana ekonomike ti me gjithë Kosovën ke dhjetëfishin e burimeve që ka Gjermania për frymë, që do të thotë se ti nuk shtë se nuk ke pasuri por ti nuk ke një administrator politik që këtë pasuri ta menaxhojë për të mirën e popullit tënd. Por ke një administrator politik që këtë pasuri e ka çuar me koncesion në drejtim të paditur.”