“Kurrë s’më ke dasht”, Stresi i dërgon mesazh Keisit përmes Elvana Gjatës

6 muaj më parë
“Kurrë s’më ke dasht”, Stresi i dërgon mesazh Keisit përmes Elvana Gjatës

Stresi dhe Keisi kanë pranuar publikisht që nuk janë më bashkë megjithatë mjafton ndonjë postim dhe menjëherë janë në vëmendje të mediave për raportin që kanë tani.

Së fundmi Stresi ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës “Thirr”. Ai ka shkëptur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/  Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur i miraton fjalët.

“Perlë”, ka shkruar reperi krah videos dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta shohin si një tjetër dedikim apo mesazh ndaj Keisit.

“Kurrë s’më ke dasht”, Stresi i dërgon mesazh Keisit përmes Elvana Gjatës

Pak kohe me pare, Stresi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin lidhur me gjithçka që dëshirojnë të dinë në Instastory dhe padyshim nuk ka munguar as pyetja për Keisin.

I pyetur nëse është ndarë nga Keisi, reperi nuk ka hezituar të japë një përgjigje ndonëse asgjë konkrete dhe la shumë hamendësime.

“A je ndarë me gruan tënde Keisin, Stresi se të gjithë jemi kuriozë?”, ka qenë pyetja e parashtruar. “Do ta kuptoni shumë shpejt”, ka shkruar ai.