“Kush blen Milanin, mer një xhevahir dhe makinë perfekte…” RedBird-Elliott, vazhdojnë negociatat. Situata

1 vit më parë
“Kush blen Milanin, mer një xhevahir dhe makinë perfekte…” RedBird-Elliott, vazhdojnë negociatat. Situata

Negociat mes Elliott dhe RedBird për shitjen e AC Milan tek ky i fundit vazhdon: sipas raportimeve të Il Sole 24 Ore, studiot ligjore të dy fondeve po punojnë në këto orë për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes palëve.

Për RedBird, avokatët e Legance dhe firmës njujorkeze Gibson Dunn janë aktivë në operacion, ndërsa për Elliott avokatët e 5Lex dhe Devis Polk dhe Wardwell janë në punë. Përshpejtimi për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mund të vijë në një kohë të shkurtër.

Elliott duhet të mbetet në klubin e AC Milan me një pakicë të aksioneve! Hyrja te Milani e RedBird, një fond amerikan që do të ketë shumicën, duket e pashmangshme, ndërsa pronari aktual Elliott do të qëndrojë në klub me një pakicë të aksioneve dhe me fuqi vendimmarrëse.

Stadiumi, të drejtat televizive dhe qëndrueshmëria do të jenë ende udhëzimet e klubit kuqezi. Repubblica shpjegon gjithashtu se vazhdimësia në bordin e ri të drejtorëve do të sigurohet për Elliott nga konfirmimi i Giorgio Furlani dhe Paolo Scaroni, presidenti aktual i AC Milan.

“Unë besoj se kushdo që blen Milanin blen një xhevahir, një makinë që funksionon mirë, me një audiencë të jashtëzakonshme. Atëherë nëse blerësi shton aftësitë e tij dhe RedBird i ka ato, qoftë kështu”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, i cili në një intervistë për Corriere della Sera ka folur për shitjen e klubit kuqezi. Sa i përket stadiumit të ardhshëm, presidenti kuqezi shpjegoi se ai “i mban të hapura të dyja opsionet, San Siro dhe Sesto San Giovanni”.

Dhe ai shpjegon: “Më pas është variabli që ka të bëjë me pronat”, shtoi ai, “Elliott ka nisur një rrugë në të cilën ai po heton mundësitë e shitjes, e cila në çdo rast do të marrë pak kohë, të paktën tre muaj. Atëherë do të vendosë pronari i ri, RedBird apo kush do të jetë”.

Sakaq, sipas Antonio Vitiello i MilanNews, jane “ditë vendimtare për shitjen e Milanit te RedBird Capital. Familja Singer duhet të rikthehet në këto orë pas festimeve në Milano. Negociatat për kalimin e aksioneve të mazhorancës janë shumë pranë mbylljes”.